Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës prej datës 24-26 Prill 2019, do të organizojnë Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019” i cili do të mbahet në Qendrën e Panaireve, fshati Bërnicë – Prishtinë, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë. Panairi “Prishtina 2019” do të mbahet në një hapsëirë prej 6000m2 dhe është një manifestim tradicional ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë. Pro Transport, të pozicionuar në Shtandin 82, ju ftojmë të na vizitoni, të mësoni më shumë rreth shërbimeve tona të Transpotit Tokësor, Transportit Detar dhe Logjistikes.


